Ngjarjet e fundit që u shkaktuan në subjektin politik RDK ngjallën huti pa nevojë në spektrin opozitar shqiptarë.
Shum njerëz që dëshirojn ndryshimet në këtë vend,shum simpatizant dhe anëtar të denjë të kësaj partie mbetëm ende me dilemën dhe me pyetjet se çka në të vërtet ndodh në RDK,subjetkin më shpresdhënës opozitar tek shqiptarët e Maqedonisë. A po përçahet RDK ose ngjarjet e fundit ishin vetëm një tentativë për ta bërë këtë, por që fatkeqësisht (për dashakqinjët e këtij subjekti) grupi inicues që kishte për qëllim përçarjen e këti subjekti për qëllime që vetëm ata i dijnë nuk ia aritën qëllimit të tyre. Unë mendoj se RDK nga kjo katrahurë të cilën e krijuan disa individ pa nevojë do të del edhe më e fortë se dikur,më e pjekur politikisht dhe më syhapur për ngjarjet dhe zhvillimet në të ardhmen.
Para disa ditëve e shkruajta një fjali se “Përcarja në emër të bashkimit nuk është asgjë më shum se tregues i drejt i bashkimit për një tradhti dhe përçarje” ,e shkruajta këtë fjali i inspiruar nga situata të cilën e krijuan ata të cilët ne menduam se janë pjesë përbërëse e trungut më të fortë pas të cilit ne të gjithë ishim të bashkuar. Ata përdorën bashkimin si një mjetë për të përçarë dhe shkatruar “shtëpin” e tyre e për të ndërtuar “shtëpin” e të tjerëve që në fakt ndoshta ka qenë edhe “shtëpia” e tyre por që ne nuk e kemi ditur. Në popull kësaj pune i thuan “prish tënden për të ndreçur të huajën”.
E nisa që ta shkruaj këtë tekst me të vetmin qëllim që të pastrojm dilemat tek njerëzit që kanë nevoj që ta dinë të vërtetën e të gjithë kësaj loje që e nisën disa pa e menduar mirë,ose e kane menduar mirë për ta bërë dhe dëmtuar RDK-në në këtë masë.
A kishte hapsirë që nëse këta persona aq shum ia paskan dëshiruar të mirën bashkimit opozitar që këtë punë ta bëjnë me mjete më të matura dhe pa e dëmtuar RDK-në ?
Po kishte, RDK ishte në rrugën e bashkimit të faktorit opozitar shqiptarë, RDK ishte subjekti i parë opozitar shqiptarë që së bashku me LR-PDSH-në krijuan Alenacën për Shqiptarët e cila Aleancë filloi të shihet tek shqiptarët si shpresë e vetme për daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhemi tani.Aleanca për shqiptarët disa herë bëri thirjen për bashkim edhe të subjekteve të tjera në këtë Aleancë,mirpo interesimi nuk ishte në nivelin e duhur. Atëher çfar ishte ajo “diçka” e madhe që i shtyri këta persona që të bëjn një hapë të tillë për të dëmtuar subjektin e tyre nga i cili përfituan shum-çka, për tu bërë qejfe të tjerëve të cilët as nuk tentonin për të aritur bashkimin ? Ajo do të duhet të ketë qenë “diçka” shumë e madhe që e bënë këtë marëzirë subjektit të tyre, duhet të ketë qenë një mision shum më i madhë se misioni që e trumbetojnë ata në opinion,por ne do ia lejm kohës që këtë mision ta kuptojmë të gjithë së bashku.
Dhe ata çfar bënë,edhe duke i pasur parasysh pasojat të cilat munden ti shkaktojnë subjektit të tyre amë (në këtë pjesë duhet hulumtuarë cili është ai subjektë amë për ata) filluan një proces për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së duke e ditur shum mirë se po bëjnë shkelje flagranta të të gjitha rregullave dhe dispozitave statutore të vetë partisë të cilën ata dëshironin që ta mernin në udhëheqje. Them duke e ditur shum mirë sepse nuk mendoj se kanë qenë aq naiv dhe së paku mos ta kenë lexuar Statutin e partisë, por ja që ata paskan qenë aq të zënë saqe me vetëdije të plotë thyen të gjitha rregullat statutore të partisë dhe duke ditur që po bëjnë gabime kardinale ata vendosën që misionin e tyre ta realizojnë duke e ditur gjithashtu se me këtë hapë do të demotjnë rëndë proceset opozitare që tani më kishin filluar që ti japin edhe frytet e para dhe të tregojn rezultatet në teren, edhe përskaj asaj që ata vetë me syte e tyre shifnin rezultatet dhe ritjen graduale dhe të sigurt të Aleancës për Shqiptarët dhe të RDK-së si pjesë përbërëse e kësaj Aleance ata vendosën që ta bëjnë atë.
Duke ndjer obligim moral dhe profesional ndaj gjithë sipmatizantëve dhe bashkpuntorëve të mijë vendosa që të paraqes në këtë shkrim shkeljet flagrante të tyre ndaj Statutit të RDK-së dhe me këtë qëllimin që kanë patur ata që ti shkaktojnë dëme vetë partisë.
Ato organizuan një kuvend I cili që nga fillimi ishte gabim dhe pa ndonjë kompetencë për punën për të cilën ata thireshin se e organizojnë.
Që nga fillimi ata ndoshta e kanë ditur por ashtu i kanë pasur instruksionet që këtë kuvend për shkarkimin e kryetarit aktual dhe legjitim që njeh statuti dhe partija ta thirin edhe pse e kanë ditur që nuk kanë një kompetenc të tillë, aq më shum që Kuvendi Qëndrorë nuk është organi që emron dhe shkarkon Kryetarin.
Në Statutit e partisë RDK,neni 31 u tregon atyre qartë dhe të gjithë neve se ORGANI MË I LARTË I PARTISË ËSHTË KONGRESI e jo sipas tyre Kuvendi qëndrorë, me automatizëm vetëm Kongresi është ai organ i cili mundet që të bën emrimin dhe shkarkimin e kryetarit të partisë.
Gjithashtu sipas nenit 36 alineja 2 të Statutit të partisë RDK, KONGRESI ME SHUMICË 2/3 BËN SHKARKIMIN E KRYETARIT TË PARTISË. Pra në kongres me shumicë të 2/3 mundet të shkarkohet Kryetari I partisë e jo në Kuvend prej 30 pjesmarësve dhe me votim kujt si ti kujtohet.
Pra teza e parë e tyre është jo legjitime, duhet konkulduar se Kryetarin e RDK-së e zgjedh dhe e emron vetën Kongresi partiak dhe asnjë organ tjetër, prandaj edhe është Organi më i lartë i Partisë.
Shkelja tjetër e radhës nga këta persona është edhe mënyra e organizimit të Kuvendit Qëndrorë.Edhe pse si organ nuk I ka ato kompetenca për të shkarkuar kryetarin e partisë ato edhe gjatë thirjes dhe organizimit të Kuvendit kanë pasur disa shkelje të një pas njëshme.
Sipas nenit 42 të Statutit të RDK-së ME MBLEDHJEN E KUVENDIT QËNRORË UDHËHEQ KRYETARI I PARTISË.NË RAST PENGESE TË KRYETARIT,ME SEANCËN E KUVENDIT UDHËHEQ NJËRI NGA NËNKRYETARËT ME AUTORIZIM TË VEÇANT TË KRYETARIT TË PARTISË.
Pra këtu Kryetari nuk ka qenë I penguar dhe ai ka mundur të udhëheq me seancën e Kuvendit,por të cilit Kuvend ? Kjo senaca nga kush është thirur,këto dilema duhet të pastrohen.
Në nenin 48 të Statutit të RDK-së shkruan qartë se MBLEDHJET E KUVENDIT KONVOKOHEN NË BAZË TË NEVOJËS NGA ANA E SEKRETARIT GJENERAL, ME AUTORIZIM TË KRYETARIT TË PARTISË.
Pra për thirjen e Kuvendit në fjalë kush e ka autorizuar Sekretarin Gjeneral që ai të konvokon mledhjen e Kuvnedit dhe në atë mbledhje të bëhet shkarkimi I Kryetarit I nga i cili kryetar është dashur që ta ketë atutorizimin që ai të thir mbledhjen.
Pra këto janë vetëm disa pika të cilat tregojn qartë se “shkarkimi” i kryetarit të RDK-së është i pa bazë dhe jo-legjitim, duke shkelur të gjitha procedurat Stature të RDK-së.
Në botë ka rregulla, nuk mundet që çdo kujt ashtu siç ti kujtohet dhe të thirë njerëzit,të fusë njerëzit në habi dhe të shkarkon dhe emron kryetar sipas dëshirave grupore.
Edhe njëher Kryetarin e RDK-së e emron dhe e shkarkon vetëm KONGRESI e jo Kuvendi jo legjitim i thirur dhe i mbajtur jasht çdo rregulle statutore.
Këto sqarime I dhash për njerzit që ia duan të mirën RDK-së që të kenë kujdes në gjeneralizimin e konkluzioneve,se RDK nuk ka dy Kryetar por ka vetëm një kryetar Legjitim deri tani të cilit mandati do të mund ti meret vetëm në kongresin e radhës,çdo shpekulim tjetër është vetëm në dëm të RDK-së dhe të qëllimit madhor të bashkimit të Opozitës Shqiptare,pengimit të punës së Aleancës për Shqiptarët, dhe e gjitha kjo situatë e krijuar ka qenë nje skenar I përgaditur mirë për të ndaluar hovin e Aleancës për Shqiptarët e cila filloi të ngritet.
Aleanca është gjallë, ajo po rritet dhe do të rritet edhe më shum, këto që po na ndodhin ne do ti marim vetëm si sfida që do të na forcojnë edhe më shum në rrugëtimin tonë drejt realizimit të qëllimit tonë madhorë,shpëtimin e shqiptarëve nga kthetrat e së keqes.
Na prift e mbara !!