Ditët e ‘lundrimit” nëpër qindra biseda në WhatsApp për të gjetur atë çfarë jeni duke kërkuar së shpejti do t’i takojë të kaluarës.

Platforma gjigante e mesazheve WhatsApp është duke testuar një veçori të re e cila ju lejon të ‘gozhdoni’ bisedat në maje të listët, duke i bërë kështu bisedat më të qasshme.

Veçoria aktualisht është duke u testuar në versionin beta dhe është e paqartë nëse WhatsApp ka në plan që ta lëshojë atë për të gjithë përdoruesit.

Për veçorinë e re u bë e ditur në Android Police, ku thuhet se “WhatsApp tani është duke shtuar një veçori shumë të dobishme: bisedat e gozhduara”.