Në 24 orët e fundit në Dibër janë diagnostikuar me Kovid-19 gjashtë persona. Me këtë në gjashtë ditët e kaluara janë diagnostikuar gjithsej 19 persona.
“Kam paralajmëruar se numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 do të rritet, që është pasojë e lirimit të masave dhe mosrespektimit të masave dhe protokolleve, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe i subjekteve biznesore. Numri i të infektuarve është më i lartë krahasuar me fazën e parë kur kishim 51 të prekur” , ka deklaruar kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Ai përsëri ka apeluar në respektimin e ashpër të masave, mbajtjes së maskës mbrojtëse, mbajtjen e higjienës personale, distancë fizike, shmangie të grupimeve dhe tubimeve që janë parakusht për siç thotë, “mbrojtjen e vetes
dhe të tjerëve nga armiku u padukshëm”.
Nga fillimi i pandemisë, ose paraqitjes së rastit të parë më 26 shkurt deri tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 109 persona, prej tyre tre janë nga Qendra Zhupë. Betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 48, kanë vdekur katër, ndërsa aktiv në sëmundjen janë 57 persona, ku prej tyre shtatë mjekohen në institucionet shëndetësore në Shkup./MIA