Nga sot ka filluar shënimi i javës për kujdesin ndaj pleqve, me moton ”Të gjithë jemi fëmijë të tyre.” Ky aktivitet do të zgjatë deri më 27 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet për këtë javë i organizon Kryqi i Kuq në Bashinë e Shkupit. Në këtë drejtim, në Qendrën informative kulturore u promovua bashkëpunimi i Kryqit të Kuq me EVN Maqedonia, Bashkinë e Shkupit, Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Kryqin e kuq austriak dhe fondacionin Albis.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se shënimi i Javs për kujdesin ndaj pleqve është një segment i aktiviteteve të tyre.

 

Në kuadër të aktiviteteve, në disa qytete do të vendosen stenda për t’u ofruar qytetarëve shërbime të kontrollit të nivelit të sheqerit në gjak dhe shtypja e gjakut./Telegrafi/