Në mesnatë ka skaduar mandati kryetarëve të komunave, të cilët sot do të shkojnë në punë, por nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë dokumente ngase statusi i tyre juridik nuk është i rregulluar.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor dhe duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor.

VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në koordinimin tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, por kanë pohuar se data, 15 tetor për ta është i pranueshëm.

Nga BNJVL dje pas takimit dy orësh të bordit drejtues, edhe njëherë e konfirmuan kërkesën e tyre- ndryshim urgjent të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Kodit Zgjedhor, si dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale.