Nga: Latif ARIFI

Sa herë që na shfaqen sondazhe, ku mbështetja shqiptare për BDl dhe Ali Ahmetin bie në nivelin më të ulët, që nga themelimi i kësaj partie e gjer më sot, rishfaqet qendra e shpërlarjes së trurit të shqiptarëve, PR qendra e BDl-së, e ndjekur nga pas edhe nga satelitet e LSDM-së, që janë bërë bashkë me “miletiçat dhe amdi bajramat” , e që bëjnë sikur zihen ndërmjet veti duke bërë garë se kush me se miri mbron shqiptarët.

Skenare të tilla tashmë janë të njohura për Shqiptarët. BDl e rrezikuar fortë, kësaj rradhe nga koalicioni i shqiptarëve, me çdo kusht mundohet të prodhojë tema, si puna e idesë së kryeministrit të parë shqiptarë në Maqedoni.

Shpenzimi i energjisë dhe kohës për tema të këtilla, edhe njëherë dëshmon për pafuqinë politike dhe intelektuale, të kësaj partie dhe të këtij lideri tashmë të lodhur e të raskapitur dhe për mungesën e vizionit dhe shterpësin e ideve politike që në vazhdimësi ballafaqohet kjo kastë politike.

Ndërkaq mungesës sv ideve, pafuqisë politike dhe mos pasjes së një vizioni për të ardhmen, kur i shtohet edhe frika e humbjes së legjitimitetit të përfaqesimit nga shqiptarët, e bëjnë këtë subjekt politik sa qesharak po aq për keqardhje.

Më kot mundohen të angazhojnë “analistët e odave” dhe të porosisin tekste se gjoja vazhdon pëkrahja e madhe nga historianët, gazetarët, opinionistët, profesorët dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, pasi ka ardhur koha që në Maqedoni të Veriut kryeministri të jetë shqiptar, kur këtyre gazetarëve dhe analistëve të odave të Zajazit, shqiptarët jo që jo se si besojn, po dyshoj se edhe vet Ali Ahmeti u beson.

Ska se si të jetë ndryshe, kur vetë kjo ide, jo që nuk është e sinqert, por eshtë një mashtrim ordiner i rradhës, ku shifet qartë tendenca manipulative e stilit bolshevik, tendenca tashmë e njohur sa herë që afrohen zgjedhjet ngritja e tensioneve etnike, shifet si shpëtim nga këta mashtrues, që shqiptarët mezi presin tua shohin shpinën.

Frika që i ka kapluar këta eksponent të lartë të kësaj partie shifet gjithandej. Sidomos thirrjet e tyre për të mbështetur këtë ide të tyre bashkë edhe me apelet që shqiptarët mos bien pre e lajmeve të rrejshme, ndërkohë që vetë janë prodhuesit më të mëdhenj jo vetëm të lajmeve të rrejshme por edhe ideve të rrejshme dhe të vjedhura siç është ideja e ” Kryeministrit shqiptarë” në RMV, tregojnë se këta vërtet kanë mungesë të kreativititetit.

E si mos të jetë kështu, kur edhe kjo ide e Kryministrit nuk eshtë origjinale e tyre, por plagjiat i idesë së një lideri tjetër shqiptarë, që në platformën e tyre politike si pikë të vecantë kishte: Njërin nga tre postet kryesore të shtetit të jetë shqiptarë, ndërkohë që ishte edhe ideatori i tryezës së përbashkët të partive shqiptare, tryezë kjo që prodhoi kryetarin e parë shqiptarë të Kuvendit , Talat Xhaferin e që në ditën më kritike të zgjedhjes së tij, ky far “IDEATORI” i sotshëm jo që nuk morri pjesë, por kush e di ku ishte fshehur në bjeshkët e Zajazit, ndërkohë që të tjerët ishin aty edhe pse të përgjakur, por qëndruan ballëlart duke shkruar historinë në këtë shtet që është edhe i yni.