Policica e Kosovës njofton se tek një person ka gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Prevallë të Prizrenit, ku janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Po ashtu, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thonë nga Policia e Kosovës.