Në 24 orët e kaluara në Kovid-Qendrat në spitalet e vendit njoftohet se po shërohen 186 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19. Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 17 pacientë, në Kumanovë 34 pacientë, në Shtip 20 pacientë, në Tetovë 4 pacientë, në Veles janë shtruar për kurim 16 pacientë. Në Kovid Qendrën në Ohër, 25 pacientë, Prilep 12 pacientë, Gostivar 5, Strugë 21 pacientë, në2 Strumicë 16 pacientë dhe kështu me radhë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me korona virus të cilët shërohen në qendrat infektive në kryeqendër dhe në spitalet në vend është 317 dhe ka rreth 565 shtretër të lirë në Kovid Qendrat.