Këtë të hëne, në Shkup organizohet konferenca e parë kombëtare për personat LGBTI, tema e të cilës është ”Forcimi i dialogut politik për të drejtat LGBTI dhe problemet në Republikën e Maqedonisë.

 

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga ambasada holandeze dhe ajo franceze, respektivisht Vouter Plomp dhe Dominique Gotye, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, nga partitë politike, do të marrin pjesë përfaqësues ngë LSDM-ja, pastaj Ripërtëritja demokratike e Maqedonisë, Partia Liberale, Partia Liberal-Demokratike, Lidhja Demokratike dhe nga E Majta.

Nga institucionet shtetërore, pjesëmarrës do të ketë nga Avokati i Popullit dhe nga Ministria për punë dhe politika sociale./Telegrafi/