Dy nënkryetarët e Bashkimit Demikratik për Integrim, Ixhet Mexhiti dhe Talat Xhaferi ,sot i kanë deponuar nënshkrimet e deputetëve të BDI në selinë e LSDM-së në Skup.

“Nënshkrimet janë në vend të sigurtë në LSDM të mbyllura në një “kasafortë”, i sollën Ixheti dhe Talati në Bihaçka. Rini rehat, tani për tani”, shkruan portali maqedonas.

Përndryshe sot në selinë e LSDM-së mandator u zgjedh Zoran Zaevi dhe pritet që ai ta marr mandatin nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov pas sjelljes së dëshmive se ka mundësi që ta formoje qeverinë e re.