Nëntë aksidente në 24 orët e kaluara në Shkup

Nëntë aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidencës së SPB Shkup, në dy më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në pesë janë shkaktuar dëme materiale.

Dje nga policia rrugore, janë sanksionuar dy drejtues të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, pesë drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe pesë drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet, ndalesat dhe obligimet e shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë ndaluar edhe 36 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave, ndërsa janë sanksionuar gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq.

Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 49 automjete.