Labi së fundmi planifikon të bëhet kryetar i qytetit të Ferizajit,transmeton Gazeta Express.

Ai është shumë aktivë në rrjetet sociale. E të gjitha parregullsitë në qytetin e tij Labi po i tregon përmes rrjeteve sociale për të cilat sipas tij do të rregullohen me ardhjen e tij në vendin e kryetarit.

Një nga problemet që ai ka treguar është për një shtyllë të rrëzuar elektrike.

‘Shikojeni shtyllen e rrëzuar!!! Ne vendin tonë duan veq paratë me i mjel prej popullates, ndersa nuk ju hyn në punë pse kjo shtyllë pengon femijet ne shkollë dhe paraqet rrezikshmeri për secilin nga ne.E kujdo qoftë kjo shtyllë duhet me marrë masa.Fleni ne gjumë i dashur qytetarë! Hiq mos lajmroni rastet që ua vrasin syrin dhe që u shkaktojnë pengesa.Ah veq ditet po i numrojë se kështu nuk ka për të shkuar.Në këtë vend duhet zanin e qytetarit me marr me seriozitet por do behet mire kismet’, kishte shkruar Labi në profilin e tij në Facebook./Gazeta Express/