Qeveria amerikane ka nisur t’i kërkojë udhëtarëve të huaj të tregojnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale, si një masë e re kundër terrorizmit.

Të gjithë aplikantëve për vizë tashmë iu kërkohet që të aksesojnë sajtin e aplikimit për vizë përmes një llogarie në rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Google+, Instagram, LinkedIn dhe YouTube. Aty do të ketë edhe një hapësirë të veçantë për të futur të dhënat e rrjeteve sociale, raporton Newsbomb.al.

Megjithatë Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-ve të cilan nisën programin një javë më parë kanë thënë se nuk do të ndalojnë të huajt që nuk paraqesin të dhënat e llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Qeveria amerikane është përballur me lumë kritikash që kur hodhi idenë vitin e kaluar. Aktivistët e privatësisë thonë se thonë se ka disa udhëzime sesi informacioni merret apo shpërndahet me agjenci të tjera, raporton Newsbomb.al.

Propozimi i paraqitur nga Regjistri Federal i Shteteve të Bashkuara thekson se mbledhja e të dhënave nga mediat sociale ka për qëllim “përmirësimin e procesit ekzistues hetimor dhe t’i sigurojë Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) qartësi më të madhe për aktivitetin dhe lidhjet gjatë hetimit të një çështje nga agjentët e saj”.