Kandidati konsensual për presidenti, ide kjo të cilën e ka promovuar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dhe e mbështetur nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), edhe mëtej është temë aktuale në skenën politike, pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat tanimë i ka shpallur kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, shkruan gazeta KOHA. Nga LSDM-ja për gazetën KOHA thonë se fillimisht për kandidatin konsensual për president do të diskutojnë me partnerët më të vegjël të koalicionit që janë nën “ombrellën” e LSDM-së dhe më pas – do të diskutojnë edhe me partnerët e koalicionit dhe partitë tjera shqiptare.

“Fillimisht do të bisedojmë me partitë që janë në koalicion me LSDM-në dhe më pas edhe me partnerët e koalicionit dhe partitë tjera shqiptare. Konkursi për paraqitjen e kandidatëve është i hapur deri më 19 shkurt, ndërsa me 3 mars e kemi Konventën partiake ku duhet ta caktojmë edhe kandidatin për president”, deklaroi për KOHA, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov. I pyetur se në rast se arrihet ndonjë kompromis për kandidatin konsensual, sa kandidatë do të ketë në Konventën e 3 marsit, ai u përgjigj se atëherë vetëm një kandidatë do të ketë.

“Nëse kemi një marrëveshje dhe arrijmë kompromis për një kandidatë të përbashkët edhe me partitë shqiptare, atëherë në Konventën partiake do të kemi një kandidatë i cili do të verifikohet”, theksoi Kostadinov. Ndërkohë, Bujar Osmani, zyrtarë i lartë i BDI…