Qytetarët e Dojranit nesër do të deklarohen në referendum për ose kundër hapjes së minierave në teritorin e komunës së tyre, transmeton Zhurnal.mk

Për iniciatorët e referendumit, miniera Kazandol e cila gjindet në teritorin e komunës së Valandovës por edhe minierat tjera ndihmëse tek Bashiboz në Belasicë janë kërcënim për turizmin dhe liqenin, ndërkohë që referendumi bëhet me kërkesë të qytetarëve.

Kundër hapjes së minierave në teritorin e tyre tashmë janë deklaruar banorët e komunave të Gjevgjelisë, Valandovës, Bogdancit ndërsa iniciativa ka edhe për në Strumicë, Radovish dhe Kumanovë.