Nga Dr. prof. Arta Toci

Në autobiografinë e vet “A long Walk to Freedom” (1994), Nelson Mandela mes tjerash thot: “Kam mësuar se pasi të ngjitesh në majën e një mali, ti e zbulon se janë shumë kodra ku duhesh ngjitur”.

E interpretuar për rrethanat e Maqedonisë, më saktësisht, të shqiptarëve të Maqedonisë, kjo thënie e Mandelës të asocon në politikbërjen në këtë vend. E inspiruar nga emisioni Zonë e Lirë në TV Klan, nuk mund të mbetem indiferente ndaj reagimeve të një numri të vogël të njerëzve dhe dy a tre portaleve të paguara lidhur me pjesemarrjen e Ziadin Selës në këtë emision që mbrëmë e tejkaloi shikueshmërinë.

Deshëm ne apo jo, e pranuam apo jo, Ziadini e ka kaluar majën më të lartë të një mali ndërsa të gjtha të tjerat që për ta mendohet se vijnë fuqishëm, për Selën janë një ecje e lehtë në natyrë.

Rrugën deri në majë të malit e arriti ngadalë por shumë sigurt duke e krijuar imazhin e politikanit të munguar shqiptar. Vetë ngritja e tij dëshmon se ndër shqiptarët e Maqedonisë ka një forcë lëvizëse e cila bën diferencën për sa i përket intelektit, qasjes ndaj poitikës, vizionit për të ardhmen, mënyrën e politikëbërrjes dhe mbi të gjitha, dashurisë ndaj kombit. Këto element të degjeneruara qëllimshëm nga lojtarët e politikës po i kompenzon ai që politikën e sheh shumë më tepër se një lojë.

Ata të cilët u futën në konzervën e quajtur parti, harruan të shohin se jashta saj po ngritej një masë e madhe e të rinjëve të cilët me kapacitetin intelektual e tejkalonin përbërjen e konzervës. Janë pikërisht këta rinjë të cilët “Bashkë vendosin” për datën e skadencës së këasj konzerve.

Kur jemi te liderët, duhet cekur se historikisht kanë mbijetuar vetëm ata të cilët janë përkrahur nga populli i vet dhe të cilët kanë sakrifikuar madje edhe gjën më të vogël për të.

Politika nuk është vetëm përfitimi i asaj të munguarës më herët, siç janë paraja dhe autoriteti. Ajo është sfidë me të cilën duhet të parballesh si lider i një mase që po të ndjek, e kjo besa, don guxim pak më të madh.

Sidoqoftë, parandaj janë dhe liderët e ndryshëm. Disa sfidohen për të drejtat e kombit të vet e të tjerët sfidohen kur bie shi gjatë një tubimi partiak.

Mandela kështu e definon liderin: “Një lider i vertëtë është ai i cili sakrifikon gjithçka, madje edhe veten e vet” dhe duke u nisur nga kjo thënie, konstatojmë se këtu në Maqedoni, ne kemi një lider dhe shume kryetarë partish.
Të jetosh këtu e të mbështetesh nga ata që jetojnë shumë larg teje, ose të jesh shqiptar e të mbështetesh nga ata që shqipen nuk t’a njohin, është njësoj si në një lojë futbolli të shënosh gol nga shtëpia tek je duke e shikuar ndeshjen i ulur në kanape. Në kësi raste vetëm autogol shënohet!

Po marr kesi shembujsh për të qenë kompatibile me diskursin dhe nivelin të cilin shumë lehtë e identifikon në portalet e porosituara dhe të paguara me monedha me ngjyrë të gjelbër.

Për ata që po shpikin liderë, po e citoj një thënie të Patric Rothfuss: “ T’I japësh dikujt pushtet bën; edhe budallakia nuk është e damshme. Pushteti dhe budallaki së bashku bëhen të rezikshme”.

Për të mos e rrezikuar të ardhmen e të rinjëve të këtij vendi, t’u mundësojmë atyre të lexojnë më pak gënjeshtra dhe tekste të porositura në portale të kontaminara.