“Nëse dua të kthehem drejt islamit kjo është puna ime dhe askush nuk duhet të fusë hundët”, kështu ka deklaruar pak kohë më parë aktorja Lindsay Lohan. E njohur për skandalet e shumta ajo ka vendosur të bëhet një besimtare e devotshme myslimane dhe tanimë jeton në Dubai.

Sipas burimeve të mediave amerikane, ajo mban shami dhe lexon Kuranin. Madje, me raste citon edhe fjalët e Erdogan. Lohan prej vitesh ka qenë në vëmendje të medias për shkak të problemeve me drogën. Ajo njëherë madje postoi foto me një pistoletë në kokë duke alarmuar fansat dhe familjen e saj. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur është parë e dehur apo ka treguar “zogun” në publik.