Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu, dhe deputetët Rexhep Selimi i “Vetëvendosjes” e Daut Haradinaj i AAK-së, janë mbledhur në festë, qëllimi dhe vendi i së cilës nuk dihet.

Në këtë festë për argëtimin e pjesëmarrësve është përkujdesur këngëtari Shkëlzen Jetishi, por atij shihet teksa i asiston goxha mirë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e edhe deputeti i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, shkruan Gazetametro.net.

Ahmeti është parë shpesh të tregohet i afërt me lidershipin e AAK-së, në veçanti me kryetarin Ramush Haradinaj.

Video është bërë publike në rrjetet sociale nga një asamblist i AAK-së në Deçan.