Prej të hënës rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga veriu që do të kushtëzojë paraqitjen e erës së përforcuar veriore dhe ulje të temperaturave. Pasdite reshjet në male dhe viset më të larta do të kalojnë në borë.

Nga e marta, siç kumtoi DPHM, do të jetë mot shumë i ftohtë dhe me erë, ndërsa ka mundësi të bie borë edhe në pjesët më të ulëta. Temperatura e ditës vende-vende do të jetë rreth zeros. Me ndryshimin e motit do të ulet shkalla e ndotjes së ajrit.

Nesër gjatë ditës, do të përqendrohet moti stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër fushëgropa. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të dobëta të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet e shoit do të vazhdojnë edhe të shtunën, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të jenë me intensitet mesatar. Gjatë fundjavës ende do të mbajë relativisht i ngrohtë, ndërsa kushtet për mjegull do të pakësohen.