Nga e mërkura masat anti-covid do të lehtësohen edhe më shumë.
Bazuar në situatën epidemiologjike me virusin korona për të cilën Komisioni për sëmundje infektive vlerëson se është përmirësuar, ky organ ka propozuar që të reduktohet ora policore dhe të zgjatet puna e objekteve gastronomike.

“Duke filluar nga 12 maj, Rekomandohet që ndalimi i lëvizjes së qytetarëve të fillojë nga ora 24:00 dhe të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Objektet gastronomike do të mund të punojnë deri në 23:30, vetëm në veranda. E në përputhje me protokollet e miratuara më parë do të lejohet të organizohen të gjitha ngjarjet, qoftë në ambiente të mbyllura apo të hapura. Leje për punë kanë edhe qendrat e fitnesit”, raporton gazetarja Almedina Ismajli.

Shenjat për shuarjes e kësaj vale, na dha të drejtë për lehtësime shtesë të restriksioneve, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se mund të realizohen ngjarjet kulturore dhe disa gara sportive, por jo edhe dasmat.

“Leje për organizimin e një pjese të garave sportive, ku kishte kërkesa specifike, në pjesën e publikut do të jenë prezent fytyrat zyrtare e që deri tani nuk ka qenë e lejuar, si dhe kthimi i të gjitha eventeve dhe ngjarjeve edhe në pjesën e kulturës, sipas protokolleve, deri në 30% të kapacitetit dhe në hapësirë të hapur edhe të mbyllur, me mbajtje të detyrueshme të maskave”, deklaroi Filipçe.

Lehtësimi parasheh edhe që kopshtet të zmadhojnë kapacitetet për plus pesë fëmijë, respektivisht që të ketë 15 deri 20 fëmijë në grup.

“Shifrat tregojnë se prania e fëmijëve nëpër çerdhe po rritet. Sipas protokollit nga 21.480 vende të lira, 15.400 fëmijë tani janë më në kopshte. Për shkak të presionit nga prindërit, për shkak të nevojës që të kthehen fëmijët në çerdhe dhe për shkak para së gjithash situatës së sigurt epidemiologjike”, tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.

Nëse Qeveria i miraton nesër rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, që pasnesër deri më 18 maj qytetarët ndalesë për lëvizje do të kenë për 5 orë. Të enjten, për festën e Fitër Bajramit nuk do të ketë fare orë policore.