Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, konfirmuan  që në regjistrin e partive dhe koalicioneve të paraqitura për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk ka koalicion me emrin “Rilindje me Besë”.

“Në regjistrin tonë kemi të evidentuar dhe që dorëzuan lista koalicionet “Për Maqedoni më të mirë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i LSDM-së, koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, koalicioni “VMRO për Maqedoninë” dhe koalicioni Për ndryshim dhe drejtësi”.  Partitë të cilat do të garojnë të vetme janë: BDI, PDSH, Lëvizja Besa, PPD, E Majta dhe Partia Liberale”, theksuan nga KSHZ-ja.

Duke u nisur nga ky fakt, dhe duke mos dashur të ballafaqohemi me ligjin, Agjencia e Lajmeve Flaka, njofton lexuesit e vet që nga sot dhe deri në përmbylljen e kampanjës zgjedhore, koalicionin e ashtuquajtur “Rilindje me Besë”, do ta paraqes si Lëvizja Besa, ashtu siç është regjistruar në KSHZ zyrtarisht percjell FLAKA.