Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë Shkupin, ku do të bisedojë me zyrtarët e lartë maqedonas rreth mundësive për zgjidhjen e kontestit.

Shërbimi për Informim i OKB-së njofton se Nimic vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.

Shërbimi njoftoi se pas kësaj është parashikuar që Nimic të shkojë në Athinë. Matju Nimic, në fund të muajit të kaluar, në një intervistë për një gazetë greke, tha se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lart në agjendën e qeverisë së re në Shkup, duke kontribuar edhe për kapërcimin e problemeve të tjera në rajon. /SHENJA/