arban balliuShkruan:Arban Balliu

Në Maqedoni nuk ka demokraci sepse nuk ka pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë vendimarrëse të popullit, ka vetëm përfaqësim… Ç’është edhe më keq edhe ky përfaqësim në realitet është një mashtrim. Nuk mund të gjesh asnjë shqiptar, ose fare pak, që do të thotë se politikanët dhe qeveritarët përfaqësojnë interesat e popullit. Nga njëra anë ne njerezit e vdekshem nuk lëmë gjë pa thënë, e nga ana tjetër ajo e pavdekshmive nuk ofrohet ajo e cila na mungon.Pra sistemi  funksionon për mrekulli. Ja një sqarim të shkurtër. A nuk ishit ju që jo më larg se dje  porositët ca portale  për të pasqyruar protestën shqiptare ”Ndal”  duke publikuar ca  foto të një grupi te vogël njerëzish të cilët sapo kishin filluar të tubohen për protestë dhe ende pa përfunduar filluat të krekoseni  duke bërë krahasim me protestat tjera të organizuara kohë më parë dhe protestën e organizuar dje nga shoqëria civile. OVL-UÇK. Iliricum Libertas  dhe e mbështetur fuqishëm nga RDK dhe LR-PDSH

Edhe protestat e grupacioneve të shoqërisë civile si  dhe protestat për rastin MONSTRA të cilin me ngulm  u munduat ta përvetësoni  si protestë  tuajën. Nga njëra anë dhe nga ana tjetër jeni  po këta ALLTANXHINJ që vodhët  idenë e dhënë në Prishtinë  nga Ziadin Sela për një protestë të madhe të,përbashkët, duke   u nxituar në  mbajtjen  e  një protestë të njëanshme dhe me pak njerëz dhe duke djegur një mundësi ku bashkë do ta kishim dridhur këtë pushtet që na e ka zënë frymën të gjithëve. 

Sot përsëri telalli i famshëm i BESES, Faton  Fazliu del dhe prononcohet në portalet e kontrolluara nga vetë ju duke u munduar të mashtroni publikun se ju keni mbështetur dhe përkrahur   me njerez, protestën shqiptare ”Ndal”. madje shkoni  aq larg  sa ALLTANI  merr guximin të na akuzoje se ne, LR-PDSH ju paskemi futur thikën pas shpine!  

Po ju  pyes publikisht keni  parë ndonjë birë  shqiptari i cili bukës  i thotë  bukë dhe  ujit ujë që njëherit është  pjesëtarë i LR-PDSH-së  të merr pjesë në protestat e pobratimave  tuaj  me  Zaevin.  Si pranuat të dilni në protesta të kërkoni OSTAVKA e nuk e patë të arsyeshme të dilni e të brohorisni NDAL.

 C’farë jeni ju në të vërtetë!  Më thoni , cilët pra  po i shërbejnë popullit shqiptar, ne që i themi të keqes NDAL, apo ju të BESËS që kërkoni OSTAVKA. Si të kuptohet kjo formë e demokracisë që nuk ka burimin nga populli, dhe nuk buron nga sovrani-popull. Ne fakt si në aspektin teorik edhe në atë praktikë ju jeni të vetëmashtruar.

Demokracia në të vërtetë nuk ekziston në IRJM, ngaqë nuk funksionon pushteti i së drejtës, i bazuar në ligj. Ju keni ndërruar gëzofin, edhe pse thirreni në emër të demokracisë dhe proklamoheni si demokratë, në fakt jeni një ”një bisht i padukshëm  i sistemit”

. Abraham Linkolni thonte: “Ju mund të gënjeni të gjithë-popullin për një kohë, ju mund të gënjeni një pjesë të popullit për të gjitha kohërat, por ju nuk mund të gënjeni të gjithë-popullin për të gjitha kohërat”.

Autori  është anëtarë i Kryesisë Qendrore në LR-PDSH