Piter Vanhoute, ish ndërmjetësuesi belg theksoi se nuk pret që të mbahen zgjedhjet me 5 qershor, se sistemi zgjedhor nuk është i mirë dhe se duhet që të kaloje një kohë më e gjatë për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike,

Në fjalimin e tij, Vanhoute theksoi se kuptohet se pse po ndodhin protestat në vend si një e drejtë demokratike për të dal në rrugë dhe për të kërkuar ndalimin e korrupsionit.

Për postet e tij në rrjetet sociale theksoi se janë sarkastike, por se reagimi i këtillë është pjesë e mentalitetit belg. Shtoi se porositë i kuptojnë ato që janë të njohur me gjendjet në shtet, si dhe pushteti e ka të vështirë ta pranoje porosinë dhe të reagoje ndaj saj.