rsz_qenan

Qenan ALIU

Në rrethana të përmbushura me frustracione ,me pakënaqësi në radhët e një partie politike, është edhe vështirë të bëhet selektimi i reurseve kadrovike. Kjo nga vetë fakti se partitë shqiptare dhe jo vetëm Bdi-ja, në të shumtën e rasteve as që i zbatojnë procedurat Statutare për nominimin e kuadrove, por ate e bëjnë lobe të ndryshme dhe kuptohet fjalën përfundimtare e jep lideri i partisë.

Edhe kompetencat e liderit të Bdi-së edhe në këtë rast , të vënë në dijeni se nuk ka kurëfar demokracie të brendshme në atë parti. Por shikuar nga pragmatizmi dhe të kaluarën ndoshta , z. Ahmeti edhe për të amortizuar ndeshjet të formave të ndryshme nëmes lobeve të ndryshme ka kërkuar që për këta çështje të vendos vetë.

Dhe normalisht,po të përzgjedhësh kudro të moshuar do të rrjedhin kritika pse kështu, po të bësh përzgjedhjen e kudrove të rinjë kritikat do të rrejedhin në kah të kundërt, dhe realisht ky është pozicion i vështirë i tij.

Megjithëate, kjo është çështje e brendëshme dhe e drejtë e partisë , por opinioni gjithsesi poashtu ka të drejtë të jep mendimin e tij lidhur me këtë.

Po të jetë kjo një përzgjedhje sa për të luajtur në ndeshjen mjaft të vështirë vetëm minutën e fundit, do të ishte manipulim i liderit me këto kudro të rinjë. Po të jenë këto ato të cilët eventualisht do të synojnë në të ardhmen të vënë në shërbim, afinitetet, dijeninë dhe aftësitë e tyre mbetet të shihet.

Unë kam një sygjerim për këta junior ministra !

Keni kujdes, ju llogaridhënje do të jepni para atijë që ju ka nominu, duhet ta njoftoni, ta informoni për gjërat të cilat janë të rëndësishme, dhe kuptohet për qëndrime politike do të duhet të veproni sipas ditigjimit të liderit që u ka nominu. Ndërsa këshilla ime është që ju gjatë ushtrimit të detyrës, të rrespektoni ligjet sepse për çdo shkelje të tyre ju mund të përfundoni prapa grilave dhe po ai lider që ju ka nominuar do të deklarojë; secili që ka shkel ligjet duhet të përgjigjet, por jo se ai do të dojë por politika e kërkon ate. 

©fol.mk