Abdulla Mehmeti

Njerëzit që jetojnë nën diktaturë, terror shtetëror dhe kërcënime të vazhdueshme, kanë të drejtë ta zgjedhin fatin e tyre, sipas parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare dhe normave morale.

Këtë të drejtë askush nuk mund t’ua mohojë shqiptarëve në Maqedoni, duke pasur parasysh se:

– në numrin e personave të likuiduar për motive politike, shqiptarët përherë përbëjnë shumicë në këtë shtet;
– në numrin e të burgosurve me motive politike, shqiptarët përbëjnë gjithashtu shumicë;
– në rajonet ku ambienti jetësor është më i ndotur nga helmet, shqiptarët janë shumicë në këto vendbanime;
– në rajonet ku taksat ndaj shtetit dhe kompanive private të kontrolluara nga pushteti, ato paguhen me dhunë e nën kërcënime, shqiptarët janë shumicë;
– në komunat dhe vendbanimet ku më së paku bëhen investime për zhvillimin ekonomik, shqiptarët përbëjnë shumicë në ato komuna;
– në diskriminimin në sferën e arsimit dhe kulturës, shqiptarët përbëjnë shumicë;
– nga qytetarët që jetojnë në kërcënim dhe frikë të përhershme nga organet e pushtetit, për raste të montuara politike, shqiptarët janë shumicë;
– nga numri i nxënësve që përgjaken përditë gjatë rrugës për në shkollë, ose kur kthehen në shtëpi, shqiptarët përbëjnë shumicë;
– nga personat që u mohohet e drejta e shtetësisë në këtë shtet, shqiptarët përbëjnë shumicë;
– nga qytetarët që u digjen dhe shkatërrohen pronat e tyre, shqiptarët përbëjnë shumicë;
– nga qytetarët që u mohohet e drejta e votimit në botën e jashtme, shqiptarët përbëjnë shumicë;
– nga qytetarët që u mohohet e drejta e votës edhe në vendlindjen e tyre, shqiptarët përbëjnë shumicë;
– nga qytetarët që jetojnë vazhdimisht me frikë dhe nën kërcënime prej bandave të organizuara nga pushteti, përmes thirrjeve ,,Vdekje shqiptarëve”, ,,Dhoma gazi për shqiptarët” dhe të ngjashme, shqiptarët janë të vetmit në këtë shtet;
– nga qytetarët që më së shumti mashtrohen dhe plaçkiten nga subjektet e tyre politike, vasale të pushtetit, shqiptarët përbëjnë shumicë në këtë shtet; etj. etj.

Shqiptarët nuk kanë të drejtë të përbëjnë shumicë në realizimin e të drejtave të tyre të ligjshme qytetare, në realizimin e të drejtave kombëtare, në shfrytëzimin e begative të shtetit dhe ndarjen e buxhetit, dhe sidomos në pjesëmarrjen e tyre në sovranitetin e shtetit!

Mos, pashi nënën! Ја мајката!

(10 janar 2017)

* Thënie e huazuar nga Uroš Lipušče