Gjatë kohëve të fundit, gjithmonë e më shumë shikojmë e dëgjojmë në edicionet informative se persona të ndryshëm, të paarmatosur goditen për vdekje nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, nuk ndodh e njëjta gjë në të gjitha vendet e botës. Në Norvegji policia nuk ka vrarë askënd në gati një dekadë. Një raport i kohëve të fundit i kryer nga qeveria e Norvegjisë, zbuloi se punonjësit norvegjezë të policisë kanë shumë më pak gjasa për të nxjerrë armët e tyre ndaj të dyshuarve.

Studimi zbuloi në fakt, se oficerët e policisë në Norvegji qëlluan me armë në dy raste vitin e kaluar dhe në as një rast nuk pati vdekje. Ndoshta kjo do t’ju duket e çuditshme, por në manualin e një polici, misioni është i thjeshtë: Mbroni dhe shërbeni! Vrasja nuk thuhet askund në atë dorëshkrim.

policia-norvegjeze