stadiumiStadiumi i Tetovës vazhdon të jetë akoma në gjendjen e mëparshme. Nga ajo që pamë, në tribunë asnjë karrige nuk është ndërruar. Edhe pse ishte premtuar se ndeshjet në këtë stadium do të mund të zhvillohen në shtatorë, punimet po vazhdojnë të zvarriten. Kapiteni i Klubit futbollistik Shkëndija, Ardian Cuculi, theksoi se zvarritja e punimeve, është një gabim i madh i Komunës së Tetovës, pasi sipas tij kjo ka shkuar në dëm të klubit.

“Normalisht që është zvarritur, neve na është thënë se në shtatorë do të lozim ndeshjen e parë aty. Është zvarritur diku 3-4 muaj gjë që nuk I ka shërbyer aspak ekipit. Nuk di pse është zvarritur kjo situatë. Unë shpresoj që përfundimisht të jenë koshjent me të gjithë atë që ka ndodhur  se është një gabim dhe lëshim i madh i Komunës së Tetovës gjegjësisht organeve kompetente   FFM dhe ndërmarrjes që e ka fituar tenderin për të rregulluar atë çështje”, tha Cuculi.

Nga federata e futbollit të Maqedonisë thonë se punimet në tribuna tashmë është dashur të nisen. Zëdhënësi Zllatko Andonovski tha se Komuna e Tetovës duhet që sa më parë të kapet për punë.

“Tetova veç më duhej ti fillonte punimet për të cilat i mori në përgjegjësi për ty kryer. Nëse kapen për punë dhe nëse fillojnë ti realizojnë detyrat, ajo bëhet relativisht shpejt dhe shpresojmë se do të na shoqërojnë deri në zgjidhjen e problemeve dhe pjesën për të cilën ata janë nënshkruar për ta realizuar”, shprehet Andonovski.

Sipas marrëveshjes, për riparimin e tribunës ishte e obliguar Komuna e Tetovës, ndërsa për fushën Federata e futbollit. Nga ajo që pamë u kuptua se Federata kishte ecur përpara me punimet e fushës, por me punimet në tribuna, në zhveshtore, reflektorët nuk kishte lëvizur asgjë. Nga Komuna e Tetovës thonë se akoma nuk është kompletuar dokumentacioni për të bërë shpallje me të cilën do të zgjidhet një kompani për të filluar punimet.

“Me përfundimin dhe kompletimin e dokumentacionit për partneritetin publiko privat do të kemi një shpallje për këtë partneritet dhe besoj që do të kemi një proces të suksesshëm për të zgjedhur një partner privat me të cilin do të bëjmë një partneritet publiko privat ku do të bëhet një investim më I madh ku do të kemi një rikonstruim të tërësishëm të stadiumit të qytetit”, tha Ahmet Qazimi.

Sipas udhëheqësit të sektorit për veprimtari publike, Ahmet Qazimi, komuna po mundohet që punimet të bëhen nga ndonjë sponsor, pasi siç tha, punimet me buxhet të komunës janë lënë si plan rezervë. Riparimi i stadiumit të Tetovës u parapa në projektin e shtëpisë së futbollit evropian UEFA, i quajtur “hat-trick 4”(tv21)

 

ja edhe video e realizuar nga tv21:

https://youtu.be/Yfauu34X30E