Jenna Jenovich është modelja me origjinë serbe që prej vitesh ka përqëndruar karrierën e saj në Amerikë. 29 vjeçarja është shpërngulur në Teksas në vitin 1999 për ti shpëtuar luftës.

Ndërkohë që këto ditë ajo ndodhet në kryeqytetin tonë, dhe është parë në shoqërinë e reperin Noizy si dhe të mikut të tij, Erik Fullanit.

Noizy ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram nën të cilës ka shkruar “Po vjen së shpejti”, duke nënkuptuar një projekt të ri, pjesë e të cilit do të jetë edhe Jenna.

Ditën e djeshme ata kanë xhiruar për klipin e ri me titull “A të kujtohet”  që pritet të publikohet shumë shpejt.

nozy-2-e1479286070989-780x439-300x169