Moderatorit historik të ‘Këngës Magjike’ në këtë vit të 19 transmetimi i janë bashkuar dhe 7 moderatorë të tjerë.

Ndër ta janë dhe aktorët e humorit Erion Isai dhe Bes Kallaku. Kureshtja që ngacmon të gjithë është paga që ata marrin në këtë spektakël.

I pyetur nga ‘Thumb’, Erioni nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka treguar se është paguar “shuuumë mirë’.

Aktori ka garantuar se askush nga moderatorët nuk e di se sa para merr tjetri. Nga entuziazmi i Erionit duket që shuma është e kënaqshme.

Krah Gjebreas dhe dy aktorëve të humorit, i janë bashkuar dy moderatoret e Klanit Nenina Shtylla, Arjola Shehu si dhe 3 vajzat e Anabel.