Xhirime secrete të funksionarëve të lartë shtetëror, funksionarë partiak dhe biznesmenë që filluan të shpërthejnë në vitin 2015 ende vazhdojnë të bëjnë jehonë.

Në “bombën” e fundit në YouTube dërgjohet biseda e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me të dënuarin në rastin “Zhvatja” Zoran Milevski. Mickoski ka konfirmuar autenticitetin e bisedës, por ka akuzuar socialdemokratët se bëhet fjalë për montim.

“Po, kur mora kreun e VMRO-DPMNE-së, para 30 muajve, partia ishte në situatë të palakmueshme financiare, me pronë të bllokuar nga gjykatësja e njëjtë Dimishkova që është motra e avokatit Dimishov që dëgjohej duke kërkuar 6 milion euro nga një biznesmen I njohur që të lirohet nga paraburgimi”,tha Mickovski.

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev përjashtoi mundësinë që “bomba” të jetë nga LSDM-ja.

“Përjashtoj mundësinë, për shkak se partia kur kishte për të publikuar, në vitin 2015 këtë e bënte në mënyrë publike dhe transparente nga selia e LSDM-së me transkripte që u dërgoheshin mediave”,tha Zaev.

Ndërkohë, në kanalin e YouTube “Duarngjitësit” pasdite janë publikuar material të reja ku sërish, sic thuhet, pretendohet se dëgjohet zëri I Zoran Mileskit dhe I Miodrag Davidoviq – Daka, një biznesmen kontraverz malazez. Në audio-materialin që zgjat rreth 12 minuta, të dytë, përmendin emrat e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski liderit të LSDM-së Zoran Zaev. /KlanMacedonia