Prokurorja Suzana Kusigerska mbetet në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për tërheqjen e saj duke e cilësuar atë si të pabazuar.

Përkundër kësaj, mbrojta edhe një herë kërkoi që të gjitha dëshmitë të shqyrtohen nga fillimi.

Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait tij Bojan Iliç akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, kur I akuzuari Boban Iliç shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij, pas një zënke banale.