Nuland-640x384

Zyrtarja e lartë amerikane Viktoria Nuland gjatë qëndrimit në Shkup në agjendën e takimeve nuk e ka parë të arsyeshme të takojë presidentin Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin e ri Emil Dimitriev.

Agjenda e takimeve parasheh takimin e parë të mbajë me Prokuroren Speciale Katica Janeva, duke i dhënë peshë të madhe këtij institucioni, ndërsa do të takojë edhe 4 liderët e partive politike që zvarrisin Marrëveshjen e Përzhinës. Nuland do të takojë edhe shoqërinë civile.

Për dallim nga kjo, Nuland në Prishtinë, Tiranë dhe vendet e tjera që janë pjesë e turneut, takoi krerët më të lartë shtetëror. Në komunikatën për media thuhet se në bisedimet në Shkup në fokus do të jenë zgjidhja e krizës, përkrahja e prokurorisë speciale, dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të besueshme./FOL.MK