Edhe pse Kombinati Jugohrom ka një jave që është mbyllur përkohësisht  për shkak  të mungesës së lëndës së parë e jo për shkak të vendimit të Ministrit të Mjedisit, shifet qartë se shifrat e ndotjes janë në rrënie, në krahasim me kohën kur Jugohrom punonte me kapacitet të plotë.  Megjithatë  matjet  e bëra tregojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë shqetësuese , po  sigurisht jo në ato përmasa kur Jugohromi emitonte gazra të pakontrolluara. Një problem tjetër që kontribuon në ndotjen e ajrit në Tetovë  është edhe  deponia e mbeturinave në hyrje të  Tetovës ku edhe digjen mbetje plastike dhe goma të ndryshme, ku për shkak të neglizhencës së organeve kompetente komunale, të cilët edhe pas tre viteve të menaxhimit me Tetovën nuk e kanë bërë edhe përpjekjen më të vogël për ta zgjidhur kët problem që për cdo ditë i helmon qytetarët . Sipas të gjitha gjasave , duke marrë parasysh edhe deklaratën për media të drejtorit të Kombinatit Jugohrom Vasko Skenderovski, se Jugohromi do të rifilloj me punë pas dy muajve, me sa duket e kanë vënë në siklet edhe Ministrin Nurhan Izairin, i cili  nga frika e reagimit qytetarë , ka filluar me kohë ta përgatit opinionin  duke përsëritur deklaratat e tija tashmë të dëgjuara   se Jugohromi nuk është  faktorë ndotës i vetëm, po janë edhe amvisëritë, veturat  dhe se ai do të bëj analiza, duke u munduar të vërtetoj të kundërtë e asaj që e dijnë edhe zogjt e malit se Jugohromi pa filtera është ndotësi më i madh.

Njoftimit të Minstrit Izairi se Ministria e Mjedisit do të bëjë  një studim që do të tregoj saktësisht se kush e ndot ajrin , organizatori i protestave për mbylljen e Jugohromit, Arianit Xhaferi   i përgjigjet, se ai nuk duhet të lodhet fare të identifikoj ndotësit,  sepse ata tashmë dihen. Por më mirë do të kishte qenë që të gjithë të punojnë duke respektuar rregullat dhe ligjet, duke mos përjashtuar edhe Ministrin. Pra në këtë rast Jugohromit i duhen FILTRA e jo llafe.(fol.mk)

tetova-me-jugohromin-1-e1451786603825