kumanovaNë Kumanovë shumë rrugë akoma mbajnë emra të personaliteteve apo ngjarjeve nga periudha komuniste. Madje dy sheshet e qyteti quhen “Nova Jugosllavia” dhe “Marshall Tito”. Kreu i Komunës Zoran Damjanovski thotë, se gjatë ndërrimit të emrave të rrugëve duhet pasur kujdes , për shkak se Kumanova është qytet multietnik, andaj edhe me emrat e rinj duhet të ruhet karakteri multietnik i qytetit pa mos u lënduar ndjenjat e askujt në qytet.

“Në këtë çështje të ndjeshme duhet të pozicionohemi ashtu siç i ngjanë një opsioni serioz politik, siç e udhëheq unë qytetin, sepse ky nuk është vetëm titullar por kjo ka edhe ndjenja tjera të cilat i prekin ndjenjat e një bashkësie të caktuar etnike, dhe unë mendoj se nga pozicioni i këtillë me shumë kujdes duhet ti qasemi kësaj teme”, deklaroi Zoran Damjanovski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Pro ndërrimit të emrave të rrugëve dhe shesheve u shprehën edhe këshilltarët komunal.

“Në marrëveshjen e koalicionit të pushtetit lokal një pikë e marrëveshjes ka qenë edhe ndryshimi i emrave të rrugëve, vullneti politik ekziston edhe nga pala maqedonase, pra në seancën e parë të këtij viti do të formohet edhe grupi punues, komisioni që do të merret të shqyrtoj procedurat rreth ndryshimit të emrave posaçërisht në pjesët shqiptare, ku banojnë qind për qind popullatë shqiptare”, u shpreh Ridvan Hasani, BDI.

“Ne si grup i këshilltarëve të PDSH-së në Komunën e Kumanovës, jemi për ndryshimin e emrave të rrugëve në qytetin e Kumanovës edhe atë në lagjet shqiptare, të banuara me shumicë shqiptare. Rrugët të pagëzohen me emrat e veprimtarëve të qytetit të Kumanovës dhe rrethinës sonë”, tha Fitor Seferi, PDSH.

“Ne si shqiptar prej 33-ve jemi vetëm 7 këshilltarë, dhe kemi has në pengesa të caktuara në këtë drejtim, por fuqishëm e përkrahim dhe jemi të interesuar që sa më shpejt të ketë riemërime të rrugëve”, tha Zenun Ismaili RDK.
“Në Kumanovë emrat e rrugëve ende janë nga një e kaluar kohore, emra që nuk kanë të bëjnë me të sotmen, për atë ne si grup i këshilltarëve të VMRO-DPMNE ngritëm iniciativë deri te këshilli komunal i Kumanovës, bile dorëzuam disa amendamente për riemërtimin e rrugëve dhe shesheve, por siç e dini kjo iniciativë e jona nuk u pranua nga partitë në pushtet në Kumanovë”, deklaroi Dragan Petkovski VMRO-DPMNE.
Këshilli Komunal pritet të mblidhet pas 15 janarit, por nuk dihet nësë në rend dite do të vendoset edhe çështja e ndërrimit të emrave të rrugëve dhe shesheve(alsat-m)