Shkruan: Arlind Murtezani

Skena e zezë, e cila po pregaditet të ndodhë në kryeqendrën e politikës shqiptare të Maqedonisë- Tetova, është skenar i atillë që me çdo kusht po hapëron që komuna e Tetovës t’i jepet Zonjës së “HEKURT” tashmë korrozive. Ajo, tashmë lëre që ka humbur besimin e qytetarëve, por edhe të bashkëpartiakëve të cilët nuk ia dhanë mbështetjen absolute per t’u nominuar përsëri për kryebashkiake. Dhe, për t’i bindur bashkëpartiakët- Ajo, zonja e hekurt së bashku me komandantin e “madh” u kanë dhënë premtimin se në Tetove, partia e tyre do të merr mbështetje edhe nga Social-Demokratet Zaevian qysh në raundin e parë. Mendjet e tyre të “ndritura” janë bindur nga ky grupacion dhe kanë pranuar rikandidimin rishtas të zonjës së hekurt, duke u bërë kështu individë që i kontribojnë përsëri kaosit qytetaresk, i cili na ka përcjellur me kandidaturën e strukturave korrozive. Deri diku strategjia e tyre është e sakte… por, Komandanti, zonja e “Hekurt” dhe social-demokratët i kanë gënjyer shumë rëndë anëtarët e BDI-së meqenëse Zaev u ka premtuar votat e LSDM-së zonjës dhe subjektit të saj, por megjithatë përkundër neve si shqiptar- maqedonasi nuk voton shqiptarin!
Këtu del në mejdan loja që bëhet në Tetovë; lojë strategjike LSDM-BDI, sepse VMRO me 8 mijë votat në Tetovë ka nxjerrur kandidat për kryebashkiak, e cila kandidaturë bazuar në vota, rradhitet si forcë e tretë. Kështu, maqedonasit demokrat me shumicën e tyre do të votojnë kandidatin e VMRO-së me arsyetimin e vetëm që komunën e Tetovës t’a fitojë pala maqedonase. Rrjedhimisht skenarit, kështu hyn në raundin e dytë VMRO dhe zonja e “hekurt”, e cila do të shfaqë në sipërfaqe fenomenin “patriotizmi i Teutës” ku do të kerkojë votën e gjithë shqiptarëve për t’a shpëtuar Tetovën nga VMRO-ja. Parashikimi i tyre dhe social-demokratëve në esencë është tepër i konsoliduar politikisht sepse kështu social-zaevianët do t’a kthejnë vëmendjen nacionaliste tek maqedonsit dhe nga ana tjetër zonja Teuta, do t’a triumfojë VMRO-n me votat shqiptare dhe do të “rikthejë forcën” kombëtare politike.
Por, megjithatë kjo do të ngelet vetëm në imagjinatën e tyre sepse Tetova historikisht e ka të dëshmuar që asnjëherë nuk ia ka dhënë mundësinë e qeverisjes dy herë kryebashkiakëve, të cilët kaluan një mandat qoftë të shkëlqyer me punë qoftë të rezultuar me dështim.
Kjo aprovon se raundi i dytë është i rezervuar për Aleancën dhe për lëvizjen e dukagjinëve të lekut (Besen).