Cristiano Ronaldo është i destinuar për të shkruar historinë në futbollin botëror.
 

Portugezi me tre gola ia dhuroi fitoren Real Madridit në gjysmëfinalen e parë ndaj Atletico Madridit.

Me këto tre gola, Ronaldo ka thyer edhe dy rekorde të radhës.

Ai bëhet lojtari i parë në histori të kësaj gare që shënon nga tre gola në dy ndeshje radhazi, e po ashtu bëhet lojtari me më së shumti gola të shënuara në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, 13 gjithsejtë, duke lënë pas Alfonso Di Stefano, me 11 gola.