OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese përsëri kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të mbajë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje për vdekjen e dy qytetarëve në Gostivar.

Në kumtesë nga partia opozitare thonë se dy viktimat janë pasojë direkte e sjelles së Taravarit, duke shtuar se ky kaos mund të rrezikojë jetën edhe të shumë qytetarëve tjerë nëse nuk ndërmerren masa.

“Për dy muaj jo të plotë, qeveria e Zaevit lejoi që dy persona të vesin për shkak të pakujdesisë së tyre. Zaevi dhe Taravari nuk janë munduar që të sigurojnë reagjencë për diagnozën e sëmundjes, gjë që ka lejuar të infektohen edhe persona tjerë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Taravari ka pranuar pakujdesinë e tij, paaftësinë dhe mosnjohurinë se si të ballafaqohet me këcënimet serioze shëndetësore./Telegrafi/