Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se partia e tij po shqyrton masat ligjore dhe kushtetuese që janë në disponim për “t’i nxjerrë” nga Qeveria ministrat

“Duhet ta dijë opinioni maqedonas se ministri Spasovski dhe ministrja Remenska nuk mund të lejojnë të mos respektojnë ligjin. Ja po vjen gjykimi për rastin ‘Lagja e Trimave’. Vetëm Oliver Spasovski është i autorizuar për njësitet speciale, shkruan “Lajm”. Nuk mundet të mos e nënshkruajë atë. Ose 47 mijë qytetarë e presin ndihmën sociale. Nuk do të lejojmë qyetarët të vuajën për shkak të këtij vendimi të njëjanshëm të Gruevskit dhe BDI-së. Mirëpo ata nuk do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor jokredibil që ka dalë jashtë Marrëveshjes s

ë Përzhinos. Po bëjmë përpjekje juridike se si t’i nxjerrim njerëzit e opozitës nga Qeveria. Sapo ta kuptojmë se si mund të bëhet kjo në pajtim me ligjin dhe kushtetutën, do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Zaev.
Këtë pjesë të paraqitjes së tij mund ta përcillni nga minuta 30 deri në minutën 35 në videon më poshtë.