https://youtu.be/h4A4flQUgCM

Drejtësia selektive dhe abolimet janë të papranueshme për BE-në. Këtë porosi e tha sërish euroambasadori  Aivo Orav në promovimin e sotëm të hulumtimit të sistemit kombëtar për integritetin e Maqedonisë. Ai ndër të tjera bëri thirrje që të mos ketë pengesa ndaj punës së Prokurorisë Speciale dhe Gjyqësorit.

“Jemi dëshmitar të një konfuzioni politik me vendimet që sillen kohëve të fundit. Ky konfuzion për fat të keq vazhdon edhe më tutje. Bashkimi Evropian u shpreh qartë se drejtësia selektive dhe abolimet janë të papranueshme. BE-ja bashkë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë e thekson rëndësinë e Prokurorisë Speciale dhe rolin e gjyqësorit”, u shpreh Aivo Orav, Ambasador i BE-së në RM.

Ambasadori holandez Valter Plomp tha se e mbështet demokratizimin dhe luftën për sundimin e së drejtës, që nënkupton barazi të të gjithë qytetarëve para ligjit.

“Ajo që për momentin është e rëndësishme është që të gjitha palët ta respektojnë sundimin e së drejtës, e kjo nënkupton mbështetje për punën e Prokurorisë Speciale dhe tërheqje të plotë të abolimeve për të gjithë personat e aboluar nga Kryetari i vendit”, tha Valter Plomp, Ambasador i Holandës në RM.

Këto porosi ambasadorët i bënë gjatë prezantimit të Raportit për indikatorë me të cilët mund të vërehet gjendja e institucioneve që janë kyçe në luftën kundër korrupsionit. Raporti është përpiluar nga “Transparensi Internejshënëll”  dhe përmban 39 rekomandime për avancimin e mekanizmave të ndjekjes së përparimit të vendit në luftën kundër korrupsionit, që Komisioni Evropian do t’i përdorë për vlerësimin e Maqedonisë.