Korrier i UÇK-së në moshën 12 vjecare, sot në krah të Ziadin Selës! (FOTO)

“Në moshën 12 vjecare isha korrier, në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së”, ky është statusi i Vullnet M. i cili këtij postimi i ka bashkangjitur dy fotografi shumë domethënëse përmes së cilave përcjell një mesazh shumë të qartë tek miqtë e tij por edhe tek mbarë opinioni shqiptar në Maqedoni, transmeton Fol.mk .

Djaloshi i guximshëm që në fëmijëri ju bashkangjit luftës për liri të shqiptarëve të Maqedonisë duke vepruar si korrier në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, sot magjistër i shkencave politike, është bashkangjitur Ziadin Selës dhe LR-PDSH-së. Vullneti ka postuar fotografinë e tij me ish përfaqësuesin e UÇK-së Ali Ahmetin e realizuar në vitin 2001, por të bashkangjitur me të ai ka postuar fotografinë e këtij viti, ku shihet në krah të kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

image image

Kujtojmë se para disa ditësh kryetari i BDI-së, theksoi se partia e tij është trashëgimtarja e UÇK-së, megjithatë, Vullneti dhe fotografi tëtjera të ngjajshme po dëshmojnë se realiteti aktual është shumë më ndryshe.