Të nderuar bashkqytetarë,

Jemi në ditët e fundit të fushatës parazgjedhore…

Gjatë këtyre ditëve takuam gjitha vendbanimet ku jetojnë shqiptarët në Kumanovë dhe takuam shumë njerëz…

Fotografitë që pamë dhe problemet e shumta të qytetarëve, me të vërtetë janë dëshpëruese dhe në fillim të fushatës kishim dilema të llojit “vallë mund t’ia dalësh tu ndihmosh këtyre njerëzve” ?…

Por me kalimin e ditëve, duke takuar dhe marr përkrahje të vazhdueshme gjithandej nga qytetarët tanë, dilemat që kishim dal ngadal po shuhen.

Dua të ndaj me ju ca nga përjetimet e kësaj fushate parazgjedhore, detektimin e problemeve në vendbanimet shqiptare dhe në fund duke u gjetur zgjidhje.

Gjëja e parë me të cilën u ballafaquam gjatë këtyre ditëve ishte “Mungesa e Transparencës” apo “Mungesa e informatave” të qutetarëve tanë me Komunën dhe vendimet komunale. Qytetarët kumanovarë nuk kishin informatat e duhura as për Buxhetin Vjetorë Komunal rreth Investimeve Kapitale. Bindja e tyre ishte që Komuna nuk ka para për investime në vendbanimet e tyre, gjë me të cilën kishin manipuluar funksionarët dhe përfaqsuesit politik në përbërjen e deri tashme në pushtetin lokal. Prandaj edhe kishin humbur shpresat që nevojat e tyre mund të bëhen realitet.

Unë dhe këshilltarët e Aleancësh për Shqiptarët, fillimisht ZOTOHEMI se do të jemi TRANSPARENT dhe do të bëjmë URËN8 LIDHËSE mes QYTETARIT dhe KOMUNËS, ku për çdo vendim në Këshillin Komunal do të njoftohen qytetarët shqiptarë.

Gjithashtu dua të ndaj me Ju edhe vlerën e Buxhetit Vjetorë të Komunës së Kumanovës për Investime Kapitale për vitin 2017 e cila kap shifrat rreth 26 milion euro. Në vitin 2016 sipas raportit të Ministrisë së Finansave, mjetet e harxhuara-investuara kanë qenë rreth 20 milion euro. Mund tu duken shifra të mëdha dhe të pabesueshme sepse asnjë qindarkë nga këto miliona nuk është investuar në vendbanimet shqiptare apo kanë përfunduar në xhepat dhe pasurimin e përfaqsuesve të deri tashëm shqiptarë komunal.

Prandaj, NE ZOTOHEMI se Buxheti Vjetorë për vitin 2018, nuk do të lejojmë të kalojë nëse nga ai buxhet nuk përfshihen 30% e mjeteve për investime kapitale për projektet në vendbanimet shqiptare.

NE do të marrim me çdo kusht HISEN tonë dhe NE do të jemi ata që do të realizojmë këto projekte që i kemi paraparë në Platformën Zgjedhore të ASH-së dhe nuk ka nevojë as MAKSI ashtu siç më parë CICI, tu premtojë shqiptarëve dhe as shqiptarët nuk kanë pse tu besojnë atyre.

Si një REFORMIST I VËRTETË, siç edhe më dha epitetin vet Ziadin Sela, do të vazhdojë të jem KËMBNGULËS duke pasur DIJEN dhe GUXIMIN që të marrim HISEN tonë dhe ta sjellim NDRYSHIMIN për Kumanovën.

Voto numrin 9