OSBE-ja mund ti organizoj zgjedhjet serbe në Kosovë

Bojan Klaqar, nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID) në Beograd, ka thënë se për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, kërkohet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimit të BE-së dhe Uashingtonit.

Por sipas tij, ka mundësi që këto zgjedhje të organizohen në Kosovë me ndihmën e OSBE-së, si në vitin 2014.

Ai, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se ka gjasa që këto zgjedhje të organizohen nga OSBE-ja, por në një numër më të vogël të vendvotimeve.

Siç ka thënë ai, në zgjedhjet e kaluara të organizuara nga OSBE-ja ishin rreth 90 vendvotime nëpër territorin e Kosovës, derisa viteve të mëhershme, kur zgjedhjet organizoheshin nga Serbia, kishte rreth 300 vendvotime.

“Numri i njerëzve që kishin dalë për të votuar nuk ishte i kënaqshëm dhe as që ndikuan në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, por është me rëndësi të veçantë që të mobilizohen qytetarët për të dalë në votime”, ka thënë ai