Kalimi i ligjit të gjuhës në Komisionin e Venedikut, bëhet me kërkesë të faktorit ndërkombëtarë më qëllim që në të ardhmen të paralajmërohet kontestimi i tij ose ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi zv.kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani, në emisionin 360 gradë në Alsat. Pengesë për moszbatimin e ligjit për gjuhës shqipe deri më tani sipas Osmanit ka qenë mos dakordimi i disa detajeve të këtij ligji.

U morëm vesh që në qeveri do e miratojmë shumë shpejtë.Kishte disa sugjerime nga faktori ndërkombëtar se nuk duhet të lejojmë që eventualisht pas miratimit të lejohen zëra të cilat mund ta kontestojnë kushtetushmërin e ligjit – deklaroi Bujar Osmani-Zëvendës Kryeministër për Integrime.
Sipas Osmanit ky ligj duhet të miratohet sa më shpejtë me qëllim që mos të jetë pjesë e agjendave elektorale të partive politike . Ai më tej u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe me Kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov si dhe me partin opozitare VMRO DPMNE me qëllim të integrimit më të shpejt të vendit.

Ne duke pasur parasysh këtë dritare të mundësisë për të bërë një thyerje substanciale shtrimë dorën e pajtimit me të gjithë ,me opozitën ,me kryetarin e shtetit ,me shoqërinë civile, me gazetarë ,me ekspert. Porosia është ta ndajmë procesin e integrimit prej rrjedhave tjera politike ditore ky është mesazhi që duam si Qeveri të bëjmë. Në pjesën e integrimit do të bashkëpunojmë edhe me Ivanovin për shkak se duhet ta ndajmë prej politikës ditore, për temat që kanë të bëjnë me integrimin do të bashkëpunojmë me VMRON me Ivanovin me të gjithë për shkak se duam që këtë proces ta bëjmë të veçantë -theksoi Osmani.
Osmani është optimist që këtë vit Maqedonia nga Komisioni Evropian të marrë një raport pozitiv dhe pa kushtëzime.

Në dhjetor do të jetë mbledhja e këshillit të BE-së pse jo të marrim një shpresë për fillim të datës për bisedime. Shpresojmë unë thash nuk duhet ti rrisim pritjet ne duhet patjetër të vendosim qëllime afatshkurta që të jetë një formë presioni për ne që të realizojmë sa ma shpejt. Shpresa janë shumë korrekte që ti kemi ne si Qeveri gjithçka nuk do të varet nga ne por duam të mos lejojmë hapësirë që të jemi arsye për mos realizimin e qëllimeve tona – shtoi Osmani.
Në dhjetor, sipas Osmanit, nëse vendi ecën me dinamikën e paraparë të reformave, mund të shpresojë për një date për fillimin e bisedimebe për negociata.

Alsat-M