Vendimi im është në përputhje me interesat e shtetit dhe interesat e shtetit janë brenda kuadrit të Strategjisë së BE-së dhe prania do të nënkuptonte dëmtimin e interesave të vendit, tha Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp, i cili solli vendimin për të mos marrë pjesë në konferencë e Ballkanit Perëndimor në Banja Luka.

“Nuk e kam sjellë vendimin si shqiptar, por si evropian, i cili beson në të ardhmen evropiane të rajonit. Strategjia e BE për rajonin ofron një perspektivë për të gjashtë vendet në rajon për anëtarësim në BE dhe një nga parakushtet për rajonin për t’u bërë pjesë e BE-së është pajtimi. Dhe çdo iniciativë që nuk kontribuon në pajtimin, por përkundrazi përjashton një nga shtetet, është në kundërshtim me idenë e vetë Strategjisë”, tha Osmani.

Ai theksoi se nuk do të merrë pjesë në atë konferencë sepse, siç tha ai, ai nuk është në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal.

“Mendoj se ky vendim është në kuadër të interesave të shtetit”,shtoi Osmani.

Me planin 3-6-9 Maqedonia është kthyer në rrugën drejt BE dhe NATO-s, janë pranuar rekomandime ndërkombëtare, janë përfshirë shoqëritë civile dhe opozita , tha Zëvendës Kryeministri për Çështjet Evropiane Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp.
Osmani nuk u përgjigj se sa përqind e planit është zbatuar, por shtoi se janë zbatuar shumë më tepër masa se sa që është bëre e ditur për publikun.

“Theksoj se ky proces është ngadalsuar për shkak të opozitës, nuk dua ti akuzoj, por i ftoj ata që të marrin pjesë në realizim”, shtoi Osmani.