Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një fjalim të Joe Biden të realizuar në vitin 1995 ku si senator fliste për krimet e Serbisë në Ballkan dhe për veprat e Sllobodan Millosheviqit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se një fjalim i tillë është historik.

“Një fjalim historik nga viti 1995 nga Presidenti i sapo zgjedhur, Joe Biden. Në atë kohë, si senator, ai foli për gjenocidin e Serbisë në Ballkan dhe se kush ishte në të vërtetë Millosheviqi!”, ka shkruar Pacolli.

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, në kohën sa ishte kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin Amerikan, kishte rrëfyer detaje nga ndërhyrja në Kosovë.