Sektori policor për kriminalistikë në Shtip ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Berovës, Dragi Naxhinski. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi e ka përdorur makinën zyrtare pa autorizim, madje edhe jashtë shtetit. Por, makinën se ka përdorur vetëm për nevojat e veta. U ka bërë shërbime edhe njerëzve të tij që kanë pasur nevojë për transportim, raportim Televizioni SHENJA.

Policia ende nuk ka një shifër të saktë se sa dëm ka shkaktuar kryetari 59-vjeçar i Berovës pasi ende po bëhen kalkulimet se sa herë është përdorur makina pa autorizim zyrtar.

Sipas asaj që deri më tani e ka konstatuar policia, makina është keqpërdorur më shumë se 32 herë për udhëtime në Maqedoni dhe jashtë shtetit.

“Kryetari i Komunës së Berovës gjatë periudhës prej 1 korrik 2015, deri më 1 korrik 2017, më shumë herë e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. I padituri e ka përdorur makinën zyrtare, pronë e komunës, pa një vendim për udhëtim zyrtar të komunës si dhe pa autorizime për udhëtim jashtë shtetit. D.N për 32 herë e ka përdorur makinën për nevojat e tij private dhe për nevojat e personave të tjerë fizik që cilët i ka transportuar me këtë makinë. Në mënyrë shtesë do të vërtetohet lartësia e dëmit të shkaktuar”, thuhet në raportin e policisë. /SHENJA/