Në Gjykatën Themelore të Kumanovës vazhdon seancën kundër të akuzuarit Boban Iliç të cilin Prokurori e ngarkon se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka goditur për vdekje katërvjeçarin Almir Aliun, pas një zënke verbal që kishte me babin e Almirit.

I dyshuari po ashtu akuzohet se e ka shtypur me makinë katërvjeçarin Almirin në rrugën “Boris Kidric”. Për këtë ngjarje kundër tre personave, Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është parashtruar akuza për vepër penale “ Dhunë”.

Sipas informacioneve të avokatëve të involvuarit në rastin e Asmir Alispahiq dhe Stevan Pavlevski sot ka vazhduar dëgjimi it ë dyve nga tre të akuzuarit për dhunë.

Pamjet e tmerrshme të shtypjes me makinë të katërvjeçarit ishin regjistruar nga një kamerë duke shkaktuar tronditje në opinion. Pala e dëmtuar dhe gjithë banorët e Kumanovës kanë kërkuar dënimin maksimal për autorin e veprës.