Referendumi i pavarësisë së Katalonisë ka filluar në mënyrë kaotike, me policinë që përpiqet të parandalojë votimin.
Oficerët e policisë po bllokojnë votuesit e shumtë nga hyrja në qendrat e votimit, dhe gjithashtu po kapin fletët e votimit dhe kutitë. Ata janë duke  gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar në referendumin e Katalonisë për pavarësi, dhe po përdor dhunë ndaj tyr eduke përdorur shkopa gome.

163 shkolla janë zënë nga familjarët. Policia po konfiskon gjithashtu letrat e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e ëebsajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin. E megjithatë, lideri katalanas Carles Puigdemont tha për Reuters se nuk do të ndaleshin

Në një video të publikuar nga mediat lokale, forcat e dërguara nga Madridi shihen tek hyjnë me forcë në një nga qendrat e votimit në Girona.

Ata shihen tek thyejnë xhamin e derës kryesore të shkollës e cila po shërbente si qendër votimi të Sant Julià de Ramis.