Situata është tensionuar sërish në veri të Kosovës, ndërsa janë dëgjuar sirenat e alarmit.
Serbët e veriut kanë bllokuar rrugën Mitrovicë -Leposaviç. Ata kanë vendosur dy kamionë me gurë në Rudarë të komunës së Zveçanit. Sipas burimeve aktualisht tek këta kamionë ndodhen edhe dhjetëra qytetarë. Po ashtu, është aktivizuar edhe alarmi që simbolizon grupimin e qytetarëve.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën për të penguar transportimin e të arrestuarit Dejan Pantiç, i cili tentoi të vriste një polic të mërkurën.
Pantiç u arrestua sot në Jarinje,ndërsa më parë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas mediave serbe, është vendosur barrikadë edhe në Jarinje dhe është lëshuar alarmi.